POGRADEC

Një person ësthë gjetur i mbytur në liqenin e Pogradecit. BalkanWeb mëson se trupi i dyshohet t’i përkasë një të moshuari 60-vjeçar me emrin Sotiraq Ilo.

Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur ‘’Ura e qytetit’’ teksa trupi i pajetë po transportohet drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb