Ish-kreu i KLSH-së Bujar Leskaj, me anë të një postimi në “Facebook”, ka publikuar pamje nga Narta.
Leskaj shprehet se Narta ka 40 ditë që qëndron e përmbytur.
Ai shton se banorët në këtë zonë nuk e meritojnë këtë përbuzje që iu bëhet nga pushteti qendror dhe ai vendor.
Postimi i ish-kreut të KLSH-së Bujar Leskaj:
Narta 40-ditë e përmbytur. Ku është pushteti qëndror dhe vendor ?
Përse diskriminohen nartiotët e ndershëm dhe punëtorë nga kjo qeveri ?
(d.xh/ Balkanweb)