PRISHTINË

Sot në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të sjellin përbërjen e re të Kuvendit të shtetit të Kosovës.

Gazetari Osman Stafa raporton për “News 24” e “Balkanweb” se se numri i pjesëmarrësve në votime është rritur ndjeshëm gjatë orëve të fundit, për shkak se pjesën e parë të ditës ka mbajtur kohë e keqe.

Gazetari thekson se dita e zgjedhjeve ka qenë në tërësi e qetë, pa ndonjë incident të rëndë të shënuar.

“Ka edhe 30 minuta që të mbyllet procesi i votimit në Kosovë. Ndodhem në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, ku numri i pjesëmarrësve në votime është rritur, pasi ka ndikuar edhe moti i keq në pjesën e parë të ditës.

Dita e sotme ka qenë në tërësi e qetë. Nuk ka pasur incidente të mëdha. Votimet do të zgjasin pas orës 7, pasi radha e qytetarëve është e madhe. KQZ ka lajmëruar se deri në 15.00 kanë marrë pjesë në votime më shumë se 32 për qind e qytetarëve”, tha gazetari Stafa.

(d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb