KOSOVA

Exit Poll-et e para kanë dalë tashmë për zgjedhjet në Kosovë, dhe në shumicë ato nxjerrin fituese të zgjedhjeve Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Institutit të Prishtinës për Studime Politike ,PIPO, LVV merr 41.8% të votave duke u shpallur dhe parti fituese.  Në vend të dytë renditet PDK me 16.5%, ndjekur nga LDK me 15.2%, AAK me 7.2%, Nisma me 2.6%. Ndërkaq pakicat marrin 16.7%.

Po sipas këtij instituti, Vetëvendosje merr 52 ulëse në parlament, PDK 20, LDK 19, AAK 9 dhe komunitetet e pakicave 20.

Edhe sondazhet e tjera kryesisht mediatike e nxjerrin Vetëvendosjen fituese, madje me mbi 50% të votave ndërkohë që në rezultetet e para të KQZ partia e Kurtit del kryesuese bindshëm

Në këto zgjedhje në Kosovë votuan 834 mijë qytetarë, ose 46.9% e qytetarëve me të drejtë vote.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb