Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shpërndarë një video, ku shihet trafiku në autostradë, teksa temperaturat janë nën zero.

Kështu, Kryemadhi i përgjigjet Ramës, që më herët kishte shpërndarë një video nga Spanja, duke thënë se edhe atje ka trafik nga koha e keqe.

Kryemadhi shprehet se Rama ka dështuar në çdo aspekt dhe se as batutat e tij nuk kanë më vlerë.

Postimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:

Batutat e Ramës nuk kanë më asnjë vlerë përballë krizave që e kanë gjetur shtetin të paaftë për t’u përgjigjur ndaj tyre. Qytetarët e dinë mirë se vështirësitë që ata përballen janë pasojë e paaftësisë së tij, premtimeve të pambajtura prej tij, mungesës së seriozitetit nga ana e tij.

Papunësia, pandemia, tërmetet, përmbytjet e shiut dhe ‘ngrirja’ e vendit prej borës sot, nuk do të kishin pasoja kaq shkatërrimtare nëse papërgjegjshmëria e tij nuk do të ishte reflektuar në papërgjegjshmëri të qeverisjes.

Ktheju punës, mbaji premtimet, çoji paratë për emergjencën civile, mos paguaj oligarkët por mbështet financiarisht qytetarët dhe mos prit të të lexojë njeri fatin, sepse ja ke shkruajtur vetë vetes. Më 25 prill, Shqipëria shtëpia e shqiptarëve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb