Partia Demokratike e Kosovës aktualisht është e katërta në Suharekë në vendlindjen e kandidatit për kryeministër të kësaj partie Enver Hoxhaj, raporton Express.
Nga 61 për qind të vend-votimeve të numëruara në Suharekë, Vetëvendosje prin me 37,70 për qind, AAK me 21,13 për qind, LDK’ja me 18,70 për qind dhe e katërta PDK’ja e Enver Hoxhajt me 17,06 për qind.