Vullkani Etna në Itali ka shpërthyer sërish. Mediat vendase bëjnë me dije se shpërthimi ka qenë i fortë dhe një re hiri vullkanik ka mbuluar një sipërfaqe të madhe, e cila po shpërndahet në drejtim të Jugut.
Shpërthimi vullkanik u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në orën 16:10 me orën lokale.
Për shkak se hiri ka mbuluar një pjesë të madhe të vendit, aeroporti i Catanias ka pezulluar punën dhe nuk do të ketë asnjë fluturim deri në një urdhër të dytë.
Hiri vullkanit është në lartësi deri në 1 kilometër dhe ekziston frika se avionët mund të humbasin drejtimin.