TIRANE- Kryeministri Edi Rama dhe ministri i MSR-së, Blendi Klosi, në kuadër të këtij organizimi kombëtar do të jenë të pranishëm në Qendrën e Zhvillimit Durrës.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Rama tha se kjo është një nismë e veçantë për më shumë përkujdesje sociale për këto kategori.

“Marr një inkurajim shumë të posaçëm. Kjo nismë e veçantë zhvillohet në të njejtën kohë në të gjithë Shqipërinë në 28 Qendrat e Përkujdesjes për të moshuarit, gratë dhe fëmijët. Falë atmosferës festive ne duam të falenderojmë komunitetin, duam të falenderojnë të gjithë përreth qendrës. Ne jemi ende një shoqëri jo plotësisht e hapur ndaj personave me aftësi të kufizuar”.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: