Hotel Atlantic dhe kazinoja e ish-presidentit Donald Trump, “Atlantic City”, u shpërthyen orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Ish-hoteli dhe kazinoja “Trump Plaza”, ishte e mbyllur që nga viti 2014. Ndërtesa, dikur një element identifikues në Boardëalk, ishte rrënuar shumë vitet e fundit.

Ajo u shkatërrua këtë mëngjes, duke lënë pas vetëm shtëllunga të mëdha tymi dhe inerte të shumta. Bernie Dillon, ish-menaxheri i hotelit, tha se kjo godinë ka qenë një vend i preferuar për të famshmit.

“Mënyra se si e vendosim Trump Plaza dhe qytetin e Atlantic City në hartë për të gjithë botën ishte me të vërtetë e pabesueshme. Të gjithë, nga Hulk Hogan te Mick Jagger dhe Keith Richards, ishte e gjithë sfera e personaliteteve “, është shprehur ai.

Trump Plaza së pari ishte hapur në bvitin 1984 dhe për një kohë ishte kazinoja më e suksesshme në Atlantic City.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb