Princi Philip, është shtruar mbrëmjen e së martës në Spitalin King Edward VII në Londër, pasi nuk ndihej mirë.

Një burim brenda pallatit mbretërorë, ka thënë për BBC-në, 99-vjeç, u drejtua me shpejtësi për në spital dhe po trajtohet nga mjekët.

Po i njëjti burim shtoi se gjendja shëndetësore e dukës nuk paraqitet shqetësuese. Por ai pritet të qëndrojë në spital për disa ditë.

Nga raportimet e deritanishme nuk besohet që Princi Philip të jetë i infektuar me COVID.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb