Opozita që nuk pranoi të dorëzojë mandatet dhe “sekretet” e disa prej deputetëve më të spikatur kanë marrë sot vëmendjen e emisionit “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula në TV “News24”.

Retorika e tyre në kuvend është komentuar shpesh në media. Të pyetur se si ishte jeta e tyre para se të merreshi me politikë, ka zbuluar detaje të panjohura më parë për publikun.

Deputetja Rudina Hajdari nga “Nisma Thurje” për herë të parë pranon se ka qenë e detyruar të shkojë në SHBA pasi familja e saj u trondit thellë nga vrasja e të atit, Azem Hajdarit, lideri i demokracisë, po ashtu Kujtim Gjuzi nga “Partia Konservatore e Shqipërisë” shkëput trazirat e vitit ’97 që i ndryshuan rrjedhën e jetës. Pjesë e “Jeta pa filtër” Selami Jenisheri, nga “Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë” flet për karrierën si mësues matematike.

Gjatë intervistës, ata shkëputën çastet vendimtare që i nxitën të jenë pjesë e politikës, deri kur u bënë deputetë të kuvendit të Shqipërisë. Hajdari u kthye nga SHBA sipas saj për të plotësuar misionin politik të babait të saj, Gjuzi si faktor i zërit të rebelimit qytetar, ndërsa Jenisheri flet hapur për padrejtësitë që i janë bërë në emër të mandatit që e fitonte për shkak të rregullores së kuvendit.

Më tej Hajdari i jep përgjigje hapur të gjitha shigjetimeve që i janë bërë për të ashtuquajturat “gafa” që parlament, Gjuzi sqaron simbolet që ka në zyrë dhe stilin e veçantë të veshjes dhe Jenisheri që befason me një propozim të pazakontë që ka për vëzhgimin e deputetëve. Në fund, Gjuzi, Hajdari e Jenisheri i janë përgjigjur kuriozitetit se si do vijojë karriera e tyre politike. “Jeta pa filtër” vjen çdo të mërkurë në orën 10:20 në TV “News24”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb