SHKODËR

Një konflikt ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës, në lagjen Parrucë, me pasojë plagosjen e një personi.

“BalkanWeb” mëson se nga sherri ka mbetur i plagosur në fytyrë 30-vjeçari Kujtim Binaku, pasi është goditur me tytën e pistoletës.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet për kapjen e autorit.

Nga ana tjetër, i plagosuri është dërguar në spital për të marrë mjekim, pasi ka disa çarje në kokë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb