Mitropoliti i Zagrebit dhe Lubjanës, Porfirije, u zgjodh të enjten patriark i ri i Kishës Ortodokse Serbe. Kështu njoftoi Kisha Ortodokse Serbe në faqen e saj të internetit.

Me këtë emërim, Porfirije, i lindur në vitin 1961, bëhet kreu i 46-të i Kishës Ortodokse Serbe. Kisha Ortodokse Serbe ka filluar procedurën për zgjedhjen e patriarkut të ri, pas vdekjes së patriarkut të mëparshëm, Irinej.

Irinej ka vdekur në muajin nëntor, pas infektimit me koronavirus. Atëbotë, presidenti i Serbisë, Aleksandar ç ka thënë se Kosova “ishte shqetësimi kryesor i Irinejit”. Kisha Ortodokse Serbe e kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt, 2008.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb