Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, po zhvillon këtë mesditë një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa, ndërsa ky takim vjen në kuadër të marrëveshjes së PD me aleatët. Kujtojmë që të mërkurën që vjen, më 24 shkurt, është afati i fundit për koalicionet, për t’u regjistruar në KQZ.
Pak ditë më parë, Shpëtim Idrizi zhvilloi një tjetër takim me Bashën, ku pas takimit tha jashtë selisë blu se nuk ka asnjë dyshim për koalicionin e PDIU me PD.
(BalkanWeb)
