TIRANË

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj shkurtër pyetjeve të gazetarëve, gjatë konferencës së përjavshme “Ekonomia në fokus”.

Mes të tjerash, kryeministri u pyet edhe për fushatën elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, nëse do të përfshijë disa emra të ish-kabinetit të tij qeverisës, si Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati apo Sandër Lleshaj.

Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh se “Nuk jam këtu për të bërë lajmet tuaja, nuk është asnjëri i ndryshëm nga tjetri, të gjithë janë në trupën prej ku do të bëhet dhe seleksionimi. Drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë të bëjnë të gjitha draftet dhe të propozojnë skuadrën e çdo qarku. Pastaj këtë gjë do ta miratojë si gjithmonë Kryesia e PS. Kështu që unë pres propozimet e drejtuesve të qarqeve, të cilët duhet të bëjnë me përgjegjësi të madhe në funksion të rezultatit skuadrat dhe pastaj në Kryesi do të bëhet miratimi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb