I ikën kontrollit të policisë dhe përfshihet në aksident.

Një drejtues automjeti nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar që t’i nënshtrohej kontrollit dhe menjëherë është larguar me shpejtësi.

Policia i është vënë nga pas në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tiranë. Në segmentin Elbasan-Ish Metalurgjik automjeti në ndjekje gjatë një parakalimi është përfshirē në aksident me dy automjete të tjera duke dalë jashtë rruge.

Policia ndërkaq po ushtron kontroll në automjetin që shkaktoi aksidentin dhe pritet të zbardhet arsyeja e mosbindjes së tij për kontroll ndaj policisë në postbllokun e ngritur në qytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb