Fshatrat: Velabisht, Srarovë, Veterrik, Remanicë, Otllak dhe Molisht në bashkinë e Beratit janë zonat me problemet më të mëdha të furnizimit me energji elektrike.

Kjo për shkak të rrjetit të vjetruar dhe të amortizuar, i cili dëmtohet sa herë që ka erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, duke lënë këto fshatra për orë të tëra pa energji elektrike. Pas një studimi të kryer në këto zona, OSHEE ka nisur këto ditë rikonstruksionin e rrjetit elektrik, ku ka filluar ndërtimi i një fideri të ri 20 kV, që do të shërbejë vetëm për furnizimin me energji elektrike të këtyre zonave.

Sipas specialistëve, ndërtimi i këtij fideri do të normalizojë ngarkesën në Nënstacione dhe në linjat tensionit të mesëm, për t’u përgjigjur në kohë zhvillimit urbanistik dhe demografik të zonës që do të mbulojë ky projekt.

Përfundimi i këtij projekti brenda 3-javësh,jo vetëm që do të përmirësojë nivelin e tensionit energjetik por do të rrisë edhe shkallën e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: