SHBA
Mbrëmjen e së dielës u zhvillua ceremonia e çmimeve të Golden Globe, që u shty për rreth dy muaj si pasojë e pandemisë Covid-19.
Këtë vit Covid detyroi Golden Globes të hiqnin dorë nga mbrëmja gala dhe festa pas ceremonisë.
Aktorët dhe aktoret kanë pritur kështu rezultatin e nominimeve nga shtëpia. Dikush ishte i veshur elegant, i gatshëm të parakalonte në dhomën e ndenjes, ndërsa të tjerët janë rehatuar në shtëpi. Si psh aktorja, Jodie Foster, e cila e priti çmimin me pizhame luksoze në divan, duke ndarë fitoren me një puthje me gruan e saj, fotografen Alexandra.
58-vjecare fitoi një Glob të Artë si aktorja më e mirë për filmin “The Mauritanian”.
“Nuk e kam pritur të jem përsëri këtu”, tha aktorja e cila në film, bazuar në një histori të vërtetë, luan një avokate që mbron një të burgosur në bazën e burgut Guantanamo.
Aktorja ishte e befasuar kur u shpall aktorja më e mirë. “O Zot, po talleni? Unë mendoj se ka një gabim … Unë jam pothuajse pa fjalë, nuk prisja të isha përsëri këtu!”-ka thënë Jodie Foster.
