Liverpool i këtij sezoni nuk ka asgjë të ngjashëm me atë të viteve të mëparshme. Së fundmi ‘The Reds’ kanë humbur ndaj Chelsea-s. Në një përballje trajnerësh gjermanë, Tuchel ka fituar përballjen ndaj Klopp falë golit të Mount në minutën e 42-të.
Me këtë fitore Chelsea rikthehet në top 4-she ndërsa Liverpool bie në vendin e 7-të. Fitore minimale kanë marrë në transferta edhe Everton me Totenham që mbajnë tashmë vendin e 5-të dhe 8-të.
Me Manchester City i cili tashmë është dukshëm në krye të Premier League, duket se lufta e muajve të fundit do të jetë në Angli për zonën Champions.
(BalkanWeb)