KOSOVA

Salih Mustafa ka radhën sot për të dalë para trupës gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Hagës.

Ish-shefi i Inteligjencës në Forcën e Sigurisë është i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale, dhe për të sot do të mbahet një konferencë për ecurinë e çështjes së ti.

Aktakuza atij iu konfirmua më 12 qershor, teksa pavarësisht se njëherë u deklarua i pafajshëm, ai u arrestua në shtator për krime lufte.
Në Hagë gjithashtu ndodhen edhe ish-krerë të UçK si Hashim THaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi apo Kadri Veseli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb