Vëllai i Admir Murataj ka kallëzuar prokurorin e çështjes për grabitjen në Rinas, Ened Nakuci për shpërdorim detyre.
Can Murataj ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes së Armirit, i cili mbeti i vrarë gjatë përplasjes me armë me policinë pas megagrabitjes në aeropoirtin e Rinasit ku u grabitën miliona euro. Gazetarja Klodiana Lala ka sigruar për ‘BalkanWeb’ padinë e Can Muratajt.
Më 9 prill të 2019 një grup personash arritën që të marrin sasinë e parave të transportuara me blinda nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit nëpërmjet Rinasit. Pas një përplasje me Policinë mbeti i vdekur Admir Murataj, person afër Klement Çalës pasi së bashku grabitën blindat po 2 vite më parë afër Rinasit.
(BalkanWeb)