Orë aspak të mira ka kaluar Athina na pasditja e kaluar deri mëngjesin e sotëm. Plot 6 mijë protestues u përplasën me policët pas ngjarjeve të dhunshme të së dielës.

Përplasje, goditje, molotov dhe gaz lotsjellës, sheshi i Nea Smyrni u kthye në shesh betejë. Fillimisht u rrethua dhe sulmua një stacion policie, më pas protestuesit u përleshën me policët.

Nga politika, kryeministri Mitsotakis akuzoi kundërshtarët e Syriza si frymëzues të kryengritjes ndërkohë që dje Greqia regjistroi një nga bilancet më të errëta të COVID-19, plot 3 mijë e 215 raste dhe 46 viktima në vetëm 24 orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb