Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shkuar në atë që cilësohet si takim me ambasadoren Yuri Kim në Elbasan.
Në fakt Kryemadhi këtë e quan si kafe pushimi, dhe jo takim pasi nëse do të ishte për takim do të rrinte në Tiranë.
Ajo thotë se ambasadorja amerikane ka nevojë të relaksohet, teksa u ka kërkuar kamerave që të filmonin njerëzit që s’kanë bukë të hanë dhe i ka mbytur Rama në taksa.
KRYEMADHI: Gjithë kjo pritje madhështore. Jo mo mirë do ishte të filmonit këta njerëzit që s’kanë bukë të hanë i ka mbytur në taksa Edi Rama, se sa të na filmoni ne që hymë dhe pimë kafe për pushim.
PYETJA: Pse kafe është takim?
KRYEMADHI: Po të ishte për takim rrija Tiranë në zyrë. Po ka nevojë të relaksohet ambasadorja.
(BalkanWeb)
