Erion Veliaj, në rolin e drejtuesit politik të qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit, ka shpjeguar strategjinë e ndjekur nga Partia Socialiste për mënyrën e renditjes së kandidatëve për deputetë në lista.
Ai tha se gjithë kjo skemë është bërë, duke ndjekur strategjinë e një ndeshje futbolli, ku një pjesë e skuadrës rri në sulm, një tjetër në mesfushë e tjetra në mbrojtje.
Ne një intervistë për ‘News24’ Veliaj tha se kjo bëhet për t’u mbrojtur dhe nga golat e papritur, ndërsa nuk i kursye sulmet për LSI-në, duke e akuzuar këtë të fundit për blerje të votave.
“Kandidatet janë propozuar nga drejtuesit e qarqeve, propozimet jane konsultuar me kryeministrin Edi Rama. Le t’ju shpjegoj pak logjikën e kësaj strategjie. Ajo që kemi parashikuar ne, është dobësimin e skuadrave humbëse. Atë e pamë tek PD, pasi nuk kishte fare PD por kryetarët pa anëtarësi. E kuptuam se do të ishim me një ekip të sajuar kalçetoje. Që ka kohë që nuk luan në fushë. LSI ishte lista e SPAK dhe OFL dhe aty nuk zhgënjyen me listën e tyre. ata na lanë barrën të ndryshonim vetëveten. Shih si është logjika. Në një skuadër, ka disa terrene ku lihet, një fushë që luan në sulm për të bërë gola, një në mesfushë dhe kush mbron. Ndaj logjika e listës së Tiranës me 36 kandidatura. 12 të parët janë të parët në sulm. Po mbrojmë dhe sulmojmë. Figurat ikonë janë 2, Luljeta Bozo dhe Najada Çom. Ndaj kjo është arsyeja se pse këto dy ikonia drejtojnë sulmin tonë. 12-cja e dytë, deri në 24, është skuadra jonë e mesfushës, janë njerëz që janë eksperiencë, kryeministra, ministrja. Pandi Majko është ikona e Tiranës, ne drejtojmë këtë operacion. Le të themi se unë nuk jam në fushë, Pandi merr pasat nga mbrojtja dhe i çon në sulm. Ai që është familjar i mirë nuk i lë jashtë të tjerët. Ajo që bën Luli me Saliun është strategji humbëse. Ne jo vetëm që do të kemi këto 19 mandate, por jam i bindur se Mimi Kodheli, Xhafaj, do ta thyejnë atë le të themi stekën e 10 mijë votave për të siguruar se do e pasurojnë pastaj një rezultat spektakolar. 12-cja tjetër është ajo e mbrojtjes. Ne do të jemi qoftë edhe në 12-çen e fundit për t’u ruajtur nga golat e kësaj partie, qoftë dhe nga LSI, që e ka kthyer burërrimin e blerjes së votave. E kemi parë me zarfe…I dimë taktikat që bëhen me golat.”, tha Veliaj.
