Në fjalën e saj ndërsa prezantoi kandidatin Bledar Nonaj, në zonën e Skraparit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpre se nuk kemi nevojë për njerëz që e shfrytëzojnë Skraparin për veten e tyre
“Por ne do t’ia rikthejmë vlerat kësaj zone. Si do ta bëjmë këtë? Ne nuk kemi nevojë për njerëz që e shfrytëzojnë Skraparin për veten e tyre. Ne kemi nevojë për njerëz që e bëjnë Skraparin që ta shijojnë skraparllinjtë, por edhe të gjithë shqiptarët, sepse është një vend e mrekullueshëm. Sepse mikpritja, dashuria dhe respekti që skraparllinjtë ta ofrojnë është e jashtëzakonshme dhe është një nga vlerat që sot, në këtë situatë tranzicioni, është shumë e vështira të gjesh nëpër qytete të tjera.”- u shpreh Kryemadhi.
Pjesë nga fjala:
Të mos harrojmë që rikthimi i bujqësisë, i blegtorisë, i agro-përpunimit, i agro-biznesit, çfarë janë? Janë mundësi dhe punësim, jo vetëm për të krijuar punësim për njerëzit e zonës, por të kemi një punësim me një pagë të mirë paguar. Sepse në fund të ditës, të mos harrojmë që në çdo vend të botës, vende të tilla si Skrapari me këto bukuri natyrore, janë ndër vendet më të shtrenjta dhe me një standard më të lartë të jetesës.
Por ne do t’ia rikthejmë vlerat kësaj zone. Si do ta bëjmë këtë? Ne nuk kemi nevojë për njerëz që e shfrytëzojnë Skraparin për veten e tyre. Ne kemi nevojë për njerëz që e bëjnë Skraparin që ta shijojnë skraparllinjtë, por edhe të gjithë shqiptarët, sepse është një vend e mrekullueshëm. Sepse mikpritja, dashuria dhe respekti që skraparllinjtë ta ofrojnë është e jashtëzakonshme dhe është një nga vlerat që sot, në këtë situatë tranzicioni, është shumë e vështira të gjesh nëpër qytete të tjera.
Ne i jemi shmangur takimeve me shumë njerëz, për të mos u krijuar probleme atyre për shkak të pandemisë, por mikpritja që të bëhet në Skrapar është e jashtëzakonshme. Ajo që unë them është që, kjo mikpritje që u bëhet njerëzve pa dallim bindjes politike, kjo ka qenë e mira e skraparllinjve, janë mikpritës, të presin, por edhe të japin atë që të takon, nuk ia lënë mangët askujt.
Kështu që unë jam e bindur që sikurse ka qenë gjithmonë LSI forcë e parë në Skrapar për shkak të asaj që ka përfaqësuar, për shkak të atij që e ka krijuar, ashtu ka për të qenë përsëri, sepse edhe Blenardi, edhe Arditi por edhe shumë të tjerë, që janë pjesë e listës së LSI-së këtu, nuk kanë të bëjnë thjesht me logon e LSI-së, por me atë se çfarë Skrapari, Berati, Poliçani kanë nevojë. Për të rikthyer Kombinatin në punë, sepse vetë qyteti i Poliçanit është ngritur në funksion të asaj uzine.
Berati, për ta kthyer atë qytet që është një nga qytetet më të bukura, e të mendosh që ta shkatërrosh turizmin në atë zonë dhe të mos e zhvillosh fare, të shkatërrosh ekonominë në Berat, do të thotë që është një strategji për të shkatërruar historinë dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. Pra, nuk është e rastësishme. Pra, ti stimulon kultura të tjera që s’kanë lidhje me Shqipërinë dhe nuk stimulon kulturën shqiptare.
Ja ku është Berati, gjysmë ore larg. Njerëzit mund të vijnë ta vizitojnë Beratin, të shikojnë kanionet në Skrapar. Nga andej pastaj kalojnë në Përmet në kanionet e Vjosës e kështu me radhë. Pra, është një guidë turistike që e bën Shqipërinë akoma dhe më atraktive për turistët e huaj
Dhe ajo që unë mendoj është që e gjithë kjo kthen mundësinë për të bërë gjërat që janë shumë të mundshme, por duhet vetëm vullnet dhe dëshirë e mirë për ta ndryshuar. A kemi bërë ne në Skrapar? Kemi bërë shumë gjëra, por do të bëjmë akoma dhe më shumë, sepse me të vërtetë e meritojnë dhe jam e bindur që do të kemi një ndryshim të jashtëzakonshëm.
(BalkanWeb)
