Ambasadori i Palestinës në Beograd, Mohamed Nabhan, ka ka deklaruar se Kosova me vendimin për të hapur Ambasadën në Jeruzalem, ka shkelur të drejtat e popullit palestinez dhe të drejtën ndërkombëtare.

Sipas kryediplomatit, Kosova ka marrë edhe veprim të kundërt me pozicionin që ka Bashkimi Evropian në këtë çështje.

“Është një sulm ndaj të drejtave tona dhe njerëzve tanë. Kosova kështu po i shkel të drejtat e popullit palestinez për shtetin dhe kryeqytetin e saj. Prishtina po shkel po ashtu të drejtën ndërkombëtare, sepse Jerusalemi është okupuar nga Izraeli që nga viti 1967, dhe që një vend të bëhet anëtar i organizatave ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara, duhet t’i përmbahet të drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Nebahan në intervistë për “Kosovo Online”.

“Sigurisht se unë jam në konsultim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Palestinës dhe duke filluar nga sot, ne do të ndërmarrim hapa që nuk do t’i pëlqejnë Kosovës, në nivelin e Ligës Arabe dhe Bashkëpunimit Islamik. Kosova nuk është anëtare e asnjërës prej këtyre organizatave, por shumë prej tyre e kanë pranuar të ashtuquajturën Kosovë, dhe do të kërkojmë nga ato vende që tash ta shqyrtojnë vendimin e tyre për pranimin e Kosovës”, tha ai.

Sjellim në vëmendje që reagime të ashpra kundër hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem pati edhe nga Turqia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb