Kredemokrati Lulzim Basha ka qenë këtë të mërkurë në Novoselë të Vlorës, ku vizitoi një fabrikë vaji. Gjatë bisedës që Basha kishte me pronarin e fabrikës, ky i fundit ishte duke folur me të shoqen në telefon.

Basha, ia mori telefonin dhe foli me gruan e tij.

Biseda:

Pirro: O Luli po më merr gruaja, hajde të bëjmë një fotografi.
Lulzim Basha: Ma jep, si e ka emrin bashkëshortja?


Pirro:
Thëllëza

Lulzim Basha: Thëllëza si je? Mirë, ja me Pirron duke qarë hallet. Do fitojmë patjetër. Është fitorja juaj, e çdo familje shqiptare. Ja kam kapur dorën e njeriut punëtor. Këto duar do të prodhojnë mirëqenien. Ato kuintal vaj që kanë mbetur pa shitur janë plaga e këtij vendi. Ne do ta rrisim ekonominë që mos të ikë mundi juaj. Ti je grua e fortë, edhe atë do ta kalosh. Siç po çel pranvera ashtu do vijë dhe ndryshimi, në veçanti me ndihmën tuja. Thëllëza, gruaja e fortë, burri i fortë, gruaja e fortë, shoqëri e fortë dhe Shqipëri e fortë. Të përqafoj fort, të falenderoj nga zemra.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb