Personi që shihni në foto është Demokrat Medinaj, 29-vjeçari që vrau me thikë bashkëshorten e tij në Fier.

Fotoja është siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Ervis Kuçi, i cili raporton se i riu e ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten 28 vjeçe, duke i shkaktuar plagë të thella në të gjithë trupin.

Krimi tragjik ndodhi mbrëmjen e kaluar në banesën e çiftit të ri dhe në sy të dy fëmijëve të tyre të mitur, në lagjen “Shef i madh”.

  • foto galeri

Autori i këtij krimi të rëndë, Demokrat Medinaj, nuk është arrestuar ende nga policia, pasi u largua menjëherë pas vrasjes nga banesa.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb