Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, përmes një postimi në “Twitter”, ka treguar pjesë nga biseda që ka zhvilluar me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe atë të FBI-së në Shqipëri Aida Hajnaj.

Në postim ai shkruan se në bisedën e zhvilluar me Krajën dhe Hajnajn është diskutuar mbi rëndësinë e vazhdimit të punës në strukturat e SPAK dhe FBI, me intensitet dhe angazhim maksimal.

Më tej ai shkruan se BE do të ofrojë mbështetjen e saj për SPAK, si një nga elementët sipas tij, më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi.

Postimi i plotë i Luigi Soreca:

“U takova sot me Shefin e SPAK, Arban Krajën dhe drejtoreshën e FBI, Aida Hajnaj, ku diskutuam për arritjet e deritanishme të SPAK dhe procesin transparent të rekrutimit për hetuesit e FBI. Është e rëndësishme të vazhdohet me të njëjtën intensitet dhe angazhim, duke pasur parasysh pritjet e mëdha në SPAK, si dhe për të vazhduar dhënien e rezultateve. Unë theksova rëndësinë e ecjes përpara me trajnimin dhe emërimin e shpejtë të hetuesve. Gjithashtu ritheksova se BE është e gatshme të vazhdojë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të Reformës në Drejtësi”.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: