“Kendi i gatimit” nga Shefe e kuzhines ENEIDA ÇAKERRI
Përbërësit
Për qoftet:
4 kunguj
1 copë djath
2 vezë
Majdanoz
4 lugë galetë
4 lugë miell
Kripë
Për xaxiqin:
1/2 kastravec
200 gr kos grek
Majdanoz
Hudhër
Kripë
Vaj ulliri
Përgatitja
Grijmë kungujt në rende dhe shtojmë vezët, majdanozin, kripën, djathin, miellin, galetën.
Skuqim qoftet me kunguj në temperaturë mesatare duke e hedhur brumin në tigan me anë të një luge.
Për xaxiqin, grijmë kastravecin në rende dhe e lemë të kullojë pak uji. Shtojmë gjithë përbërësit e tjerë dhe e servirim bashkë me qoftet.
(News24/BalkanWeb)