Qeveria greke hedh hapat e para drejt lehtësimit të lockdown të ashpër për muaj me radhë. Mësohet se si kusht për lehtësimin gradual, është kryerja e testeve të shpejta që mund të bëhen nga kushdo në farmaci, dhe për më tepër falas.

Nga fundi i marsit, farmacitë e Greqisë do të furnizohen me teste të shpejta, ku çdo qytetar ka të drejtë të kryejë deri në 4 në muaj, një në javë, duke dhënë vetëm numrin personal te sigurimeve shëndetësore. Me kryerjen masive të testeve të shpejta, situata mund të vendoset më lehtë në kontroll, kanë deklaruar ekipi i socialistëve për trajtimin e krizës së covid-19. Paralelisht, duke nisur nga kjo fundjavë në gjithë vendin lejohet qarkullimi çdo ditë në orarin 05:00-21:00 (nga 05.00-19.00 që ishte në fundjavë). Ndërkohë, që duke nisur nga e hëna, do të hapen parukeritë dhe qendrat estetike në gjithë vendin, me kushte tepër të rrepta për mbrojtjen nga covid-19.

Greqia po përballet këto javë me shifra tepër të larta të infektuarish, viktimash dhe pacientë në intubim, pavarësisht lockdown të rreptë. Specialistët e justifikojnë rritjen e infektimeve me lodhjen që ka shkaktuar izolimi i zgjatur në qendrat urbane, kryesisht. Vetëm sot në Greqi u shënuan 2785 të infektuar, 64 pacientë humbën jetën ndërsa 649 janë në intubim.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: