Kryetari në detyrë i PDK, Enver Hoxhaj ka përgëzuar Edi Ramën për vaksinimin e mjekëve të Kosovës në Kukës.

Hoxhaj thotë se qeveria e Kosovës dështoi jo vetëm për menaxhimin e pandemisë, por edhe për vaksinën, prandaj duhet të bëjë të paktën një falenderim publik për Ramën.

Ai e cilëson veprën e Ramës si një akt solidariteti vëllazëror.

 

STATUSI NGA ENVER HOXHAJ

Një gjest jashtëzakonisht human dhe që duhet përgëzuar i kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar mjekët e Kosovës gjatë ditës së sotme në Kukës. Edhe njëherë u dëshmua në vepër solidariteti vëllazëror në një situatë të rënduar me pandeminë dhe veçmas për mantelbardhët që janë në vijën e parë të betejës me këtë sëmundje.

Fatkeqësisht qeveria e Kosovës dështoi jo vetëm në menaxhimin e pandemisë por edhe në sigurimin e vaksinës. Të paktën, një falendërim publik për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama nuk do të ishte i tepërt

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb