Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka takuar zv/kryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin në Kuvend.
Balla i ka bërë thirrje shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe kudo ndodhen të regjistrohen në portalin zyrtar pasi kështu i jep forcë përfaqësimit të qytetarëve shqiptarë.
‘’Të regjistrohen në portalin zyrtar të Maqedonisë së Veriut në censusin që i jep forcë përfaqësimit të qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Në portalin zyrtar duhet të aksesohet çdo qytetar shqiptar, pasi kështu i bëjmë nder të qenit shqiptar dhe përfaqësimit në Maqedoninë e Veriut.
Aktualisht shqiptarët në Maqedoninë e Veritu kanë përfaqësimin më të lartë, nuk ak ndodhur të kenë kryetarin e parlamentit, zv.kryeministrin e parë, janë 8 ministra shqiptarë në qeveri.
Është kënaqësi të presësh përfaqësues të lartë të shqiptarëve të Maaqedonisë. Është disponibiliteti ynë për të forcuar këtë bashkëpunim.’’- tha Taulant Balla.
Nga ana tjetër Artan Grubi thotë se qëllimi është për një regjistrim masiv të shqiptarëve në census, teksa nuk mohon mbështetjen pa rezervë që kanë marrë nga Shqipëria dhe institucionet shtetërore shqiptare.
‘’Faleminderti i dashur mik i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Takova dhe Ruçin apo Ramën, dhe ministren e jashtme. Do takoj dhe Pandeli Majkon. E gjitha në shëbrim të regjistrimit sa më masiv të shqiptarëve. Censusi po zhvillohet pas 20 vitesh. Të drejtat e komuniteteve varen nga përqindja e përfaqësimit. Të gjitha këto varen nga numri me të cilin do të përfaqësohemi në censusin që përfundon më 21 pril.. Shqipëra na ka mbështetur. Shpresoj që kjo të përfundojë me sa më shumë apele. Shqipëria na dha mbështetje pa rezervë për ndryshimin e emrit, anëtarësimin në NATO, ndryshimet kushtetuese. KA luajtur rol kyç në këtë proces. Jemi bashkë me Tiranën zyrtare për të çelur negociatat. E siç tha z/Balla, ju nëpërmjet zgjedhjeve të lira e demokratike pa asnjë shkas dhënë vendeve anëtare për të patur vërejtje, ne duke mbyllur kontestin e hapur me Bullgarinë të na hapen negociatat qysh në dhjetor. ‘’- tha Artan Grubi.
(BalkanWeb)
