Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion për parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale. Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga zyra për media e Policisë.

“Sot në orët e hershme të mengjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale.
Operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetente. Pas përfundimit të operacionit, do të jepen informacione shtesë”, kanë thënë nga policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb