KORÇA
Drejtuesi politik i PD në Korçë, Edmond Spaho ka marrë pjesë në ceremoninë fetare për Sulltan Novruzin në Selinë e Bektashizmit në Turan të Korçës.
Spaho tha se nën shembullin e fesë bektashiane dhe misioni të Sulltan Novruzit do të punohet për ditë më të mira dhe më të begata.
NJOFTIMI NGA PD
Edmond Spaho merr pjesë në ceremoninë fetare për Sulltan Novruzin në Selinë e Bektashizmit, në Korçë, qendra Turan.
“Nën shembullin e fesë bektashiane dhe misionit të Sulltan Novruzit të punojmë për ditë më të mira e të begata për të gjithë shqiptarët”
Kordinatori politik i zgjedhjeve të 25 Prillit në Korçë, Edmond Spaho i ftuar në ceremoninë e festës së Sulltan Novruzit, organizuar sot në Selia e Gjyshatës Bektashiane, qendra e Turanit.
Me rastin e Festës së Sulltan Novruzit, sot u organizua ceremonia në selinë e Gjyshatës Bektashiane, Korçë, qendra e Turanit.
Me këtë rast ishte i ftuar kandidati Edmond Spaho pikërisht në këtë Teqe, një nga vendet më simbolike të historisë dhe traditës së bektashizmit jo vetëm në Korçë, por në të gjithë Shqipërinë, ku morën ojesë Deda Baba Edmondi Kryegjyshi botëror i Bektashizmit, përfaqësues të kësaj selie, drejtues të Teqesë, degës së PD Korçë, dashamirës dhe pjesëtarë të komunitetit. Kandidati Spaho uroi besimtarët dhe banorët për më shumë shëndet, mirësi, paqe në familjet korçare dhe të të gjithë shqiptarëve.
“Nën shembullin e fesë bektashiane dhe misionit të Sulltan Novruzit të punojmë për ditë më të mira e të begata për të gjithë ne. Gëzuar” uroi ndër të tjera z. Spaho.
(BalkanWeb)
