Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për thirrjen si dëshmitar të ish-kryeministrit Sali Berisha në procesin gjyqësor ndaj Izet Haxhisë.

Ky i fundit po rigjykohet për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdarit.

Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala. Në çelje të shqyrtimit gjyqësor, gjykata deklaroi se për thirrjen si dëshmitar të Berishës do vendoste një moment të dytë.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb