2020-a ka shënuar vitin historik për numrin e vogël të lindjeve që nga bashkimi i Italisë dhe më të lartin e të gjitha kohërave të vdekjeve që nga periudha e pasluftës me minus 3,8% për lindjet, gati 16 mijë më pak se në 2019, sipas raportit “Dinamika demografike gjatë pandemisë Covid-19 e vitit 2020″.

Në vitin 2020 u regjistruar 404 104 fëmijë të lindur dhe një rritje prej 17,6% e vdekjeve, gati 112 000 më shumë se në 2019-n.

”Në vitin 2020, pothuaj 746 146persona u fshinë nga regjistri për shkak të vdekjeve”, theksoi raporti i lëshuar sot.

Më 31 dhjetor 2020, popullsia rezidente është pothuajse 384 000 banorë më e ulët se në fillim të vitit, thënë ndryshe sikur një qytet me madhësinë e Firences të ishte zhdukur.

Efektet negative të prodhuara nga epidemia Covid-19 kanë amplifikuar trendin e rënies së popullsisë që nga viti 2015.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: