TIRANË

Një makinë është shkrumbuar totalisht në Tiranë, në zonën e Liqenit Artificial, në Unazën e Madhe.

Siç shihet nga pamjet që siguron “BalkanWeb” mjeti është djegur i gjithi dhe policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Ndërkohë, pak më tutje, ka ndodhur një aksident, përkatisht te mbikalimi i Saukut, po në Unazë të Madhe, ku siç shihet në videon që sjell “BalkanWeb” janë përplasur dy makina.

Nga të dyja ngjarjet nuk dihet nëse ka të lënduar, por kanë shkaktuar trafik të rënduar në Unazë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb