Legjenda e Francës, ish-futbollisti Thierry Henry është larguar nga rrjetet sociale për disa arsye shumë të forta sipas tij.

Henry thotë se nga nesër në mëngjes nuk do të gjendet më në asnjë media sociale pasi sipas tij vëllimi i madh i racizmit në to, ngacmimit dhe torturave mendore është shumë toksik për t’u injoruar.

Nga ana tjetër ai thotë se ky largim do të vijojë deri kur njerëzit në pushtet të rregullojë platformat e tyre të godasin me egërsi këto fenomene, po aq sa godasin kur shkelet e drejta e autorit.

Sipas Henry, problemi qëndron se shumë njerëz anonimë në rrjete sociale sulmojnë personazhe të ndryshme dhe i ngacmojnë ata, duke lënë pasoja, por ende ngelen anonimë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb