Nga: ZONJA VJOLLCA*
1 gjeldeti mesatar (3-4 kg)
400 gr gështenja të pjekura (jo plotësisht)
1 ftua i zier
1 mollë jeshile
100 gr bukë fiku
50 gr stafidhe
50 gr kumbulla të thata
100 gr arra
1 lç kanellë
100 gr gjalpë
3 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht përgatisim përbërësit e mbushjes së gjelit të detit. Gështenjat pasi ti kemi pjekur, i qërojmë dhe i presim në katërsh. Bukën e fikut e presim në kubikë të vegjël gjithashtu dhe kumbullat e thata. Ziejmë ftoin dhe e presim bashkë me mollën jeshile në kubikë me brinjë 1 cm. Arrat pasi ti kemi qëruar i presim në copa të dukshme. Të gjithë këta përbërës i bashkojmë në një tas duke i rregulluar me kripë, piper, kanellë dhe pak gjalpë. Gjelin e detit pasi ta kemi pastruar dhe tharë e lyejmë mië nën lëkurë me gjalpë, kripë dhe piper. E mbushim barkun e gjelit të detit me gështenjat e trazuara me fruta dhe e qepim me anë të disa stikadentëve. E vendosim gjelin e detit në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 2-3 orë. Herë pas here i hedhim nga një filxhan kafeje ujë dhe e lemë derisa të piqet dhe të marrë ngjyrë të kuqerremtë. E servirim gjelin e detit të dekoruar me fruta të freskëta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: