Yli i pop Justin Bieber tanimë numëron 21 vite dhe është një mashkull i lakmuar nga femrat. Natën e ndërrimit të viteve Bieber e ka festuar në Saint Barthélemy me bukuroshen Hailey Baldëin, modele 19-vjecare.
‘Justin dhe Hailey bënë gjithçka që të binin në sy që ishin bashkë”, shkruan TMZ duke sjellë dhe fotot.
Një vit më parë modelja iu fotografua me Bieber dhe e mohoi duke u shprehur se me Justin njihej që 13 vjec dhe e kishte shumë shok. Epo duket se miqësia mes tyre këtë vit ka shënuar kthesë duke u bërë një lidhje dashurore.
(d.b/BalkanWeb)
