Smartfoni Galaxy A9, i cili është zbuluar muajin e kaluar nga kompania Samsung në Kinë, tani është në dispozicion për shitje. Këtë smartfon mund ta blini me çmim prej 490 dollarë.
Samsung Galaxy A9 vjen me tre ngjyra: të argjendtë, rozë dhe ari. Megjithatë, modeli me ngjyrë ari momentalisht nuk është në dispozicion.
Sa i përket lansimit ndërkombëtar të këtij smartfoni, pritet të kuptohet në panairin e teknologjisë “CES” gjatë kësaj jave.
(el.sp/BalkanWeb)
