Prezantuesja e BBC, Victoria Derbyshire, tregoi se tani po mban paruke pasi i kanë rënë flokët për shkak të kimioterapisë.

Gazetarja 47-vjeçare, që u diagnostikua me kancer gjiri në korrik, tha se në dhjetor nisi rënia masive e flokëve.

Gjatë këtij muaji, ajo e ka prezantuar emisionin e saj me një paruke në kokë, por nuk ka tërhequr vëmendjen dhe shikuesit nuk e kanë kuptuar.

Por gjatë një video-ditari të regjistruar në dhjetor, ajo heq paruken për të treguar flokët.
Pasi bën një pauzë, shikon direkt në kamera dhe thotë: “Po më duket e vështirë”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: