Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, me pasojë vdekjen e një të riu.
Policia njofton se ka ndërruar jetë në spital 27-vjeçari E. Ç., pasi është përplasur nga një makinë, teksa ka qenë duke lëvizur me një motor.
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Bardhyl” ju bëjmë me dije se ;
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorrit shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç.
Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
(BalkanWeb)
