Një zjarr i papritur ka shpërthyer te sheshi i parkimit të mjeteve nga hyrja e dytë e Bashkisë së Sarandës.

Gazetarja Shpresa Dine sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa thekson se menjëherë është ndodhur në vendngjarje shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit pa u shkaktuar asnjë dëm material apo rrezikshmëri e mjeteve të parkuara te sheshi.

Sipas përgjegjësit të Sektorit të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri të Sarandës, Nasibi Hasanllari, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb