VLORE– Një 47-vjecar nga Vlora është arrestuar nga policia, pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe djalin e tij. Sokol Shehaj është arrestuar nga blutë e Vlorës në banesën e tij në lagjen “Pavarësia” Vlorë, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike (të përsëritur) kundrejt bashkëshortes (M.Sh – 41 vjeç) dhe djalit të tij (S.Sh – 26 vjeç).

Materialet në ngarkim të tij iu dërguan Prokurorisë të rrethit, për procedim të mëtejshëm penal, pasi akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: