TIRANE – Deputeti demokrat Tritan Shehu i cilëson kontradiktore deklaratat e Ministres Mimi Kodheli, lidhur me shqiptarët që luftojë për “Shtetin Islamik”, në Irak dhe Siri. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Shehu thekson nevojën që shteti, organizmat civile, media, dhe opinioni publik, të organizohen e të veprojnë me forcë kundër këtij fenomeni.

“Ministria Kodheli kontradiktore në deklaratën e saj. Në lidhje me shqiptarët që luftojnë për “Shtetin Islamik” ajo thotë me të drejtë se “nuk jemi të “imunizuar”, por shton se “nuk duhet të shqetësohemi”. Mendoj se shteti, organizmat civile, media, opinioni publik etj duhet të shqetësohen së tepërmi, të organizohen e të veprojnë ne forcë. Ajo e lidh këtë fenomen kriminal kryesisht me varfërinë. Varfëria është vetëm një element i pjesshëm e ndihmues. Varfëria nuk është justifikim për tu bërë kriminel. Shume semplicist dhe aspak produktiv ky konkluzion. Kërkohen të tjera qëndrime, programe e reagime për të bllokuar këtë fenomen tejet të rrezikshëm për shqiptarët e Rajonin. Fondamentalizmi islamik, që nuk ka asgjë të përbashkët me fenë islame, është një nga rreziqet më të mëdha për njerëzimin, si edhe për të ardhmen e Rajonit tonë”- shkruan Shehu në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: