SHBA

Pas një periudhe që ka qëndruar në heshtje, këngëtarja Demi Lovato është rikthyer dhe ka shumë për të folur. Veç publikimit të dokumentarit të saj me seri në YouTube dhe albumit të saj të ri që pritet të dalë në treg, Demi ka bërë zhurmë edhe me një deklaratë të bërë së fundmi rreth seksualitetit të saj.

Rikujtojmë që Demi u nda nga i dashuri i saj Max Ehrich, në shtator të vitit të kaluar, vetëm 2 muaj pas fejesës. Max u fotografua duke qarë në vendin ku i propozoi këngëtares dhe shumë njerëz mendojnë se e bëri gjithçka për vëmendje.

Ndërsa ai, nga ana tjetër, akuzonte në komente Demin se po e shfrytëzonte ndarjen e tyre pikërisht për vëmendje. Këto e bënë ndarjen shumë të diskutuar në media, ndërsa Demi preferoi të qëndronte në heshtje gjatë asaj periudhe.

Të martën (më 30 mars), Lovato u shfaq në episodin e fundit të The Joe Rogan Experience për të biseduar rreth albumit të saj të ardhshëm, dokumentarit dhe të rejave të tjera. Gjatë bisedës ata filluan të flasin për fëmijët dhe martesën. Ishte pikërisht ky moment kur Lovato pranoi se është panseksuale.

“Unë nuk e di nëse do të përfundoj me një djalë, kështu që nuk mund ta shoh veten vërtet shtatzënë. Unë jam kaq e paqëndrueshme (seksualisht) tani – dhe një pjesë e arsyes pse jam kështu është sepse isha shumë e mbyllur”, -tha ajo.
Rogan bëri disa pyetje sqaruese në lidhje me paqëndrueshmërinë e saj, duke e pyetur nëse termi “panseksuale” ishte i duhuri për të.
“Po, panseksuale”, -tha ajo me një buzëqeshje, duke

Panseksualiteti (ose omniseksualiteti) është tërheqja seksuale, romantike apo emocionale, pavarësisht seksit, orientimit seksual apo identitetit gjinor. Pra, panseksual është një njeri që tërhiqet nga kushdo dhe seksi apo gjinia nuk janë faktor përcaktues në tërheqjen e tyre romantike apo seksuale ndaj të tjerëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: