Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “FrontLine”, foli për fushatën elektorale dhe për renditjen e saj në vendin e 7-ë në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës.

Gjonaj theksoi se për të është hera e parë që gjendet në një fushatë elektorale dhe ndjesia që ka marrë deri më tani është pozitive.

Ajo foli edhe për kërkesën e kryeministrit Edi Rama, që i ka bërë thirrje kandidatëve, të kërkojnë vota për partinë dhe jo për veten e tyre.

Gjithashtu ajo shpjegoi dhe arsyen, se përse tanimë nuk mban më maskën me numër 7-ë të mbishkruar.

Fushata, si është duke vijuar?

Etilda Gjonaj:
Detyra është një përgjegjësi që nuk mund ta anashkalosh në asnjë moment, është dhe sistemi i burgjeve që duhet të menaxhohet, edhe pjesa e fushatës që kërkon impenjim maksimal. Pandemia na solli në rrethanat ku është e pamundur të bëhen takime të mëdha. Është mirë sepse je shumë e afërt me qytetarët, por dëgjon edhe problematikat. Janë ata që flasin, e tregojnë problematikat.

Kjo është përballja juaj elektorale, ju po kërkoni votat, çfarë i thoni elektoratit tuaj, a është karta e Reformës në Drejtësi ajo që i thoni qytetarëve?

Etilda Gjonaj: Po punojmë fort që Partia Socialiste të arrijmë rezultatin me tragetin e vendosur, besoj që do ia arrijmë. Ka vështirësi, por ka edhe energji të reja pozitive. Kupton sa mbështetesh si parti, por edhe si individ. Ngushtësisht është e lidhur ajo që unë flas me qytetarët, për atë që kemi bërë deri tani dhe Reforma në Drejtësi nuk mund të harrohet, sepse ma përmendin ata.

Po e ndjeni luftën brenda llojit në PS?

Etilda Gjonaj: Unë besoj që kryeministri dhe drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, e kanë qartësuar se përse listat janë në këtë renditje. E gjithë vëmendja është që të kërkojmë vota për Partinë Socialiste, pak rëndësi ka çfarë numri kam unë, por e rëndësishme është votat për PS.

Rama ka qenë i ashpër e ka thënë që fokusi të jetë tek Partia Socialiste, e ka kërkuar që të mos bëhet fushatë me numrin tuaj personal? Etilda, mos bej fushate për nr.7, partine e kujtim Gjuzit ne fletën e votimit!

Etilda Gjonaj: Në fakt u mor si shembull, por ishte një shembull për të kuptuar që mjete si maskat krijojnë konfuzion, por është gjë reale. Ne duhet të kërkojmë për Partinë Socialiste votat për partinë 12, që është dhe PS në fletët e votimit.

Keni hequr maskën 7, sepse është partia e Kujtim Gjuzit në fletët e votimit?

Etilda Gjonaj: 7 ka qenë për njësinë 7, dhe ka qenë një ide e Fresshit në njësinë 7, por jo specifikisht për numrin, edhe pse koincidencë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb