Në një sulm vetëvrasës në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë, 4 adoleshentë dhe një foshnjë janë vrarë dhe të paktën 4 persona të tjerë u plagosën.

Zëdhënësi i policisë Sadaq Adan Ali tha se një person shpërtheu veten në një sulm vetëvrasës pranë një restoranti në qarkun Shangani të Mogadishus.

“Rreth orës 19:00 (sipas kohës lokale) të mbrëmjes së sotme, në një sulm vetëvrasës një person shpërtheu veten në një festë ku ishin mbledhur të rinj. Viktimat janë 6 të vdekur (4 adoleshentë, 1 foshnje dhe sulmuesi) dhe 4 të tjerë janë plagosur”, tha ai në një deklaratë për media.

Qarku Shangani është një zonë e kryeqytetit e sigurisë së lartë ku gjenden disa ministri, përfshirë edhe atë të Punëve të Brendshme.

Një stacion i policisë gjithashtu ndodhet afër zonës ku ndodhi shpërthimi.

Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupi terrorist al-Shabaab ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit në kryeqytetin e Somalisë/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb